Elvis Roshi reagon pas publikimit
 të formularit të vetëdekarimit

Elvis Roshi reagon pas publikimit<br /> të formularit të vetëdekarimit
Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, ka reaguar ky i fundit. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Roshi sqaron përgjigjen e tij në formularin e vetëdeklarimit, mbi arrestimin në vitin 2002 në Mynih të Gjermanisë.

Në formularin e vetëdeklarimit Roshi ka pohuar se ka qenë arrestuar dhe dëbuar nga autoritetet gjermane, por shprehej se nuk i kujtohej arsyeja. Për këtë ai thotë në reagimin e tij se është ndaluar dhe dëbuar nga autoritetet gjermane pasi ka qenë emigrant pa letra.

"Une jam ndaluar ne Gjermani nga autoritetet vendase dhe me pas jam debuar nga Gjermania. Kjo ka ndodhur pasi kam qene emigrant pa letra. Kam shkruar ne deklarate se nuk me kujtohen detajet e ceshtjes pasi dua te jem i sakte ne cdo percaktim. Te gjitha detajet dhe procedurat e ndalimit dhe debimit tim jane duke u zbardhur nga avokatet e mi dhe do u vihen ne dispozicion publikut dhe institucioneve shteterore sa me pare te jete e mundur," shkruan kryebashkiaku  i Kavajës.

Në fund Roshi thotë me bindje se nuk është subjekt i asnjë krimi që parashikon ligji i dekriminalizimit dhe si i tillë PD nuk ka pse të kërkojë largimin e tij nga politika.

"Por nje gje eshte e sigurte: Une nuk jam subjekt i asnje krimi qe parashikon ligji dekriminalizimit dhe nuk doja qe Sali Berisha dhe partia e tij te kerkonin largimin tim nga politika per pasaktesi deklarimi," përfundon Roshi.

elvis roshi


Ja reagimi i plotë i Elvis Roshit
Duke qene se disa pjese te deklrarimit tim per pastertine e figures jane botuar sot ne disa media prane Partise Demokratie, deshiroj te sqaroj sa me poshte:
Si per shume shume shqiptare te tjere, vitet 90 kane qene vite tejet te veshtira nga ana ekonomike. Shume prej nesh i jane drejtuar emigracionit per te patur mundesi me te mira per vete dhe per familjet tona.

Por, sigurisht qe te punoje me leje te ligjshme ne vendet e Bashkimit Europian nuk ishte e lehte, thuajse e pamundur. Historite e shqiptareve qe arrinin te merrnin nje vize turistike vetem e vetem per te hyre ne Gjermani e Itali e me pas punonin ilegalisht jashte afateve ligjore te vizes jane te panumerta. Sikunderse jane te shumta rastet kur shqiptare te deshperuar ne kerkim te nje pune ne perendim harxhonin te gjitha kursimet e tyre per te blere nje dokument apo nje vize te fallsifikuar. Kjo eshte edhe historia ime, njesoj si historia e qindra e qindra shqiptareve te tjere.

Une jam ndaluar ne Gjermani nga autoritetet vendase dhe me pas jam debuar nga Gjermania. Kjo ka ndodhur pasi kam qene emigrant pa letra. Kam shkruar ne deklarate se nuk me kujtohen detajet e ceshtjes pasi dua te jem i sakte ne cdo percaktim. Te gjitha detajet dhe procedurat e ndalimit dhe debimit tim jane duke u zbardhur nga avokatet e mi dhe do u vihen ne dispozicion publikut dhe institucioneve shteterore sa me pare te jete e mundur. Por nje gje eshte e sigurte: Une nuk jam subjekt i asnje krimi qe parashikon ligji dekriminalizimit dhe nuk doja qe Sali Berisha dhe partia e tij te kerkonin largimin tim nga politika per pasaktesi deklarimi.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë