Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi ka qenë i ftuar dje në studion e emisionit Fiks-Fare. Drejtuesi i emisionit e ka pritur me batuta: “Dua të ftoj kryetarin e bashkisë se Kavajës Edvin Roshi”. Kryebashkiaku Roshi ia kthen batutën: “Jam Vini i Kavajës, jo Edvini i plakushit”. Ndërsa Sajmiri i thotë se ka “dëgjuar udhëheqësin” ta thotë, Elvisi i përgjigjet se: ”Ti duhet të pyesësh Kavajën se kush jam”.
Sajmiri i Fiks-Fare e pyet: ”Po mirë, kaq kohe atje në Kavajë, udhëheqësi jonë ka dhënë ndonjë lekë? Roshi i përgjigjet: “Jo vetëm që s’ka dhënë asnjë fond por dhe m’i ka marre ato dy herë. Një herë 200 milion lekë në vitin 2012 dhe një herë në vitin 2013, 120 milion lekë. Të gjithë ato rrugë që përmenden ne Kavaje janë donacione te biznesit privat të Kavajës dhe nga fondet e bashkisë Kavajë”.
Ndërkohë, drejtuesit e Fiks-Fare kanë shfaqur sinkronin me Berishën, ku ai i thotë Roshit: “Gjersa t’u kërkosh shqiptarëve falje për atë që bëre, nuk do të kesh kurrë mbështetjen apo mirëkuptimin tim”. Pastaj Sajmiri e komenton sinkronin si diskriminim që Berisha i bën bashkisë së Kavajës duke harruar që është “kryeministër për të gjithë shqiptaret”.
Sajmiri mes shumë batutave i drejton Roshit pyetjen tjetër: Si ishte ajo puna e atij monumentit se s’e mora vesh, se unë e ti e kemi të qarte t’ua kujtojmë njerëzve pak. Pas pyetjes fut sinkronin me Berishën: “Këtij Edvinit të vogël do ia them dy fjalë.
Ky është sheshi i historisë dhe po ta deklaroj sot këtu. Sheshi është monument historik ,përmendorja është monument historik. Mjerë ay që guxon ta prekë”. Roshi komenton sinkronin dhe thotë se “Berisha e përdor si gracke atë lloj monumenti. Ne jemi,Kavaja është zemra e demokracisë.”
/Shqiptarja.com