TIRANE - Duke parë faqen zyrtare shohim se në Fakultetin e Muzikës bëhen emërime të diferencuara për programe të ngashme. Duke përmbledhur tabelën vërejmë se: dega e violinës ka 45 studentë dhe 14 pedagogë të jashtëm, ndryshe nga programet e ngjashme në Fakultetin e Muzikës.

Edhe pse është shprehur nevoja për pedagog dhe ka në dispozicion, për 20 vjet në Fakultetin e Muzikës nuk merren pedagogë për violinë, por vetëm për piano. Konkursi i shpallur më 27 qershor bëhet për një tjetër pedagog të pianos.

Momentalisht raportet pedagog i brendshëm, studentë dhe pedagogë me tituj janë: piano, bachelor 24 studentë, master 9 studentë dhe ka 5 pedagogë të brendshëm me tituj; Violonçel, bachelor 7 studentë, master 4 studentë dhe ka 3 pedagogë të brendshëm me tituj.

Violinë, bachelor 37 studentë, master 8 studentë dhe ka 4 pedagogë të brendshëm me tituj, 1 pedagog të brendshëm pa titull dhe 14 pedagogë të jashtëm pa titull. Specifike e Fakultetit të muzikës është mësimi individual, nje student-një pedagog. Dihet se violinë, piano, violoncel janë programe të ngjashme.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)