Emërimet në administratë, Pollo:
Qeveria s’përgjigjet,Ulqini: Demagogji

Emërimet në administratë, Pollo:<br />Qeveria s’përgjigjet,Ulqini: Demagogji
Që prej 16 dhjetorit katër ministri i janë përgjigjur kërkesës së Komisionit Hetimor për emërimet në administratë duke dhënë informacionin e kërkuar.
 
Kryetari i Komisionit Genc Pollo tha se 13 ministri të tjera dhe kryeminitri nuk e kanë ofruar këtë informacion ndërsa janë kapërcyer të gjitha afatet ligjore për këtë çështje.
 
Nënkryetari i komisionit Musa Ulqini ftoi që të shqyrtohet informacioni për katër ministritë dhe të mos bëhet demagogji me këtë çështje.

Ndërkaq komisioni rrëzoi me votat e maxhorancës propozimin e deputetit Luçiano Boçi i cili kërkoi që institucionet të japin informacion të plotë për çdo lëvizje apo emërim në administratë.
 
Kjo kërkesë u konsiderua nga maxhoranca jashtë objektivi për të cilën kuvendi ka miratuar objektin e punës së komisionit.

Komisioni vendosi tu drejtohes sërish ministrive me kërkesën për të ofruar informacion duke u lënë 2 javë kohë në dispozicion.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?