Emërimi i shkollave në gjuhën
shqipe, tension në Maqedoni

Emërimi i shkollave në gjuhën <br />shqipe, tension në Maqedoni
MAQEDONI - Emërtimi në gjuhën shqipe të 4 shkollave në Komunën e Cairit në Maqedoni ka shkaktuar reagime të ashpra. Administrata e komunës së Çairit propozon që Shkolla Fillore “Rajko Zhinzifov” të riemërtohet në “Ismail Qemali”, “Cvetan Dimov” në “Hasan Prishtina”, “Jane Sandanski” në “Jashar Beu” dhe “Nikola Vapcarov” në “Imri Elezi”.

Këto emërtime janë vendosur mëngjesin e sotëm, por kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Ministrisë së Arsimit. Ministri Kralev ka deklaruar se "pa lejen e dikasterit që ai drejton nuk mund të ketë emërtime të shkollave, madje ka paralajmëruar se do të ndërhyjë policia nëse të hënën emërtimet e shkollave në shqip nuk hiqen.

Ndërkohë, komuna Çair është e vendosur të injorojë Ministrinë dhe të bëjë riemërtimin e katër shkollave shqipe në territorin e saj, të banuar nga shqiptarë. Drejtues të kësaj komune kanë bërë të ditur se propozimi për 4 emrat shqip të shkollave në Cair, po presin prej kohësh në sirtarët e Ministrisë, dhe përderisa nuk është dhënë asnjë përgjigje kanë vendosur vetë.

Por ky vendim që vjen pas atij për ndalimin e mësimit në gjuhën shqipe në Podgoricë, duket se do tensionojë raportet mes dy partnerëve të koalicionit BDI-VRMO DPMNE.

(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit