Emërimi në Vjenë, emri i Selvi
Beçajt në videon Meta-Prifti

TIRANE- Emri i Selvi Becaj u bë e njohur nga biseda mes ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe ish-ministrit të Jashtëm të asaj kohe Ilir Meta. Gjatë bashkëbisedimit, Ilir Meta, i tregon ish-ortakut të tij Dritan Prifti se në rast se çështja gjyqësore e nisur nga kompania "Vllezërit Tola" Sh.p.k do arrinte të shkonte në Gjykatën e Lartë, atëherë ai vetë do ndërhynte tek Shpresa Becaj. Sipas videos të transmetuar në ekranet e televizioneve, Meta tregon se me kryetaren e Gjykatës së Lartë i ka marëdhëniet shumë të mira, për shkak se dhe i kishte punësuar vajzën në zyrën diplomatike në Vjenë. Kaq ka mjaftuar, që të nesërmen të reagojë kryegjyqtarja Shpresa Becaj e cila ka bërë me dije se vajza e saj nuk ishte punësuar si rezultat i favoreve, por ka ndjekur të gjitha procedurat që kërkon ligji, në rastet e punësimit në administratën shtetërore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë