Komisioni i medias ka emëruar 4 anëtarë e rinj të autoriteti të medias audiovizive duke plotësuar në këtë mënyrë trupën e bordit të këtij institucioni.

Ndërsa  Partia Socialiste kishte tre anëtarët  e saj, kryetarin Gentian Sala, dhe anëtarët Gledis Gjipali dhe  Pirro Misha, sot u miratuan  tre propozime të opozitës Sami Neza e Suela Musta të cilët u rimandatuan në AMA si dhe Agron Gjekmarkajn.

Po ashtu komisioni votoi  Zylyftar Bregun  i cili erdhi si propozim i maxhorancës, i cili rimandatohet në këtë post.

Përzgjedhja  e 4 anëtarëve të  AMA  u bë me dyer të mbyllura në komisionin  e medias. Votimi i  anëtarëve të AMA mbyll vakancat  në këtë bord. 



Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)