Greqia ka emëruar një konsull të ri për Konsullatën e saj në Korçë. Jani Pedhiosis do të zëvendësojë Theodhoros Ikonomu, i cili mori kritika të ashpra për deklaratat e tij mbi deklarimin e kombësisë.

Pedhiosis ka shërbyer më parë si sekretar në ambasadën e Greqisë në Tiranë dhe konsull në Gjirokastër. Gjithashtu ai ka punuar edhe Ministrinë e Jashtme greke.(Shekulli)