Emërohet kreu i ri i gjykatës se Apelit

Emërohet kreu i ri i gjykatës se Apelit
TIRANË – Krahas votimit për dorëheqjen e Kreshnik Spahiut, në mbledhjen e sotme, KLD ka vendosur për disa emërime në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Kështu, pas dekretit të firmosur nga presidenti Topi për emërimin e Artan Zenelit si anëtar i Gjykatës së Lartë, sot KLD ka votuar për kreun e ri të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ai është Alaudin Malaj.
KLD ka zbardhur edhe vendime të tjera të mbledhjes së sotme.
1.U deklarua mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, z.Seit Xhoxhaj, për shkak të mbushjes së moshës për dalje në pension. Për rrjedhojë, për atë gjykatë të shkallës së dytë, filloi procedura për plotësimin e vendit vakant;
2. Në përfundim të shqyrtimit të Projektaktit përfundimtar të vlerësimit të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj dhe Zamir Poda, u dha vlerësimi “shumë mirë”, për aftësitë e tyre profesionale.
3. U realizua procedura e hedhjes së shortit për delegimet e gjyqtarëve të gjykatave të shkallëve të para dhe të apeleve nga një gjykatë në tjetrën, sipas kërkesave të parashtruara në Këshill nga Kryetarët e gjykatave.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024