Email-i kërcënues ndaj Tahirit
 Policia shoqëron 2 persona 

Email-i kërcënues ndaj Tahirit<br /> Policia shoqëron 2 persona 
TIRANE - Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona të cilët dyshohet se fshihen pas mesazhit kërcënues të mbërritur në postën elektronike të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Blutë e kryeqytetit shoqëruan për të marrë në pyetje Klodian Mahmutajn dhe Valter Meshi.

"Organet kompetente po hetojne intensivisht mbi autoret dhe motivin e kercenimit. Ne fazen qe jemi nuk ka asnje person te arrestuar, nderkohe vijon puna me intervistimin e personave qe kane informacion apo me personat qe dyshohet se jane te perfshire direkt ne kete kercenim", thote policia ne nje njoftim per mediat.

Menjëherë pas këtyre sulmeve terroriste, ministri Brendshëm Saimir Tahiri mori një mesazh kërcënues në të cilin shkruhej: 

"Tani e keni radhën "Ju"! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundra Shtetit Islamik! Do të dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut. Allahu Ekber! Allahu është i Madh!" ... 

Mesazhdërguesit identifikoheshin si pjesëtarë së një grupimi i të identifikuar me emrin “Brigadat e Kuqe”.
 
Menjëherë pas mesazhit kërcënues Policia e Shtetit nisën hetimet duke kryer këqyrjen e kompjuterit të ministrit duke gjetur numrin identifikues (IP) të kompjuterit nga edhe ka mbërritur mesazhi.


kercenimi ndaj tahirit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja