Emailet sekrete, FBI merr në pyetje
Clinton: Veprova si paraadhësit e mi

Emailet sekrete, FBI merr në pyetje<br />Clinton: Veprova si paraadhësit e mi
Kandidatja presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, është marrë në pyetje nga FBI, lidhur me përdorimin të postës elektronike private, në kohën kur ishte sekretare amerikane e shtetit. Përfaqësues të saj thanë se ajo është marrë në pyetje mbrëmë vonë në mënyrë vullnetare në selinë e FBI-së në Uashington, ndërsa biseda kishte zgjatur tri orë e gjysmë.

Ish sekretarja e Shtetit Clinton ka mbrojtur përdorimin e emailit privat, duke thënë se veprimet e saj nuk dallonin nga paraardhësit e saj. Ajo i ka hedhur poshtë pretendimet se në adresën e saj elektronike ka pasur informacione të fshehta. Por, në një raport të Departamentit të Shtetit, të publikuar në muajin maj, theksohej se kjo praktikë paraqiste rrezik të sigurisë dhe nuk ishte në harmoni me rregullat aktuale qeveritare.

Analistët thonë se kjo cështje mund ta dëmtojë imazhin e Clinton e cila garon për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit