Emanula Rusta, gjyqtarja e parë femër që theu mitin e arbitrave meshkuj në futboll

Derbit janë gjithmonë unik dhe ai i zhvilluar të premten mes Tiranës dhe Partizanit do të mbetet në histori jo vetëm për faktin se në fushë u përballën dy rivalë të përbetuar, por sepse për herë të parë në futbollin tonë një femër arbitroi në kampionatin elitar siç është Superliga.

Sektori i arbitrimit pranë FSHF-së caktoi Emanuela Rustën si një nga 6 arbitrat që do të vendoste drejtësi në derbi. 25-vjeçarja nga qyteti i Elbasanit theu kështu një mit në futbollin shqiptar, I cili vijon stoik ende në shumë vende te botës.

Rusta në janar të këtij u përzgjodh si arbitre e FIFA-s, duke fituar një nga katër vendet që ishin të lira falë testimeve në Lisbonë ku morën pjesë 38 gjyqtare femra. Në të kaluarën e saj para se të merej me arbitrmin Emanuela ka qenë pjesë e ekipit të Elbasanit në basketboll, ku ka luajtur për 8 vite.

Fatmirësisht për Rustën ndeshja e parë në Superligë, edhe pse ishte më e vështira për t’u arbitruar, shkoi më së miri. Gjyqtares së parë femër nuk iu desh të merrte asnjë vendim të vështirë. Më herët Rusta ka arbitruar edhe si gjyqtare në kategoritë e tjera të futbollit të meshkujve në vend, ndërsa nga data 20-28 mars do të ketë turneun e parë jashtë Shqipërisë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen