Ëmbëlsirë me biskota, krem vanilje dhe çokollatë të bardhë
Përbërësit:
- 100 ml qumësht
- 80 gr gjalpë
- 5 ml esencë vanilje
- 85 gr çokollatë e bardhë
- 1 portokall (lëkura e grirë)
- 10 gr pluhur kokosi
- 300 gr biskota savoiardi
- Për kremin:
- 600 ml qumësht
- 120 gr sheqer
- 50 gr niseshte misri
- 2 vezë
- 1 limon
Përgatitja:
Përgatisim fillimisht kremin me çokollatë të bardhë. Ngrohim qumështin me gjalpin (pa e zier), shtojmë çokollatën e bardhë të copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet. Shtojmë vaniljen, lëkurën e portokallit dhe kokosin. E lëmë të ftohet pak. Ndërkohë përgatisim kremin e limonit. Përziejmë vezët me sheqerin. Shtojmë niseshtenë e tretur në 100 ml qumësht. Shtojmë qumështin e ngrohtë gradualisht. E vendosim në zjarr mesatar duke e përzier derisa të trashet. Në fund shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit. Vendosim në gota apo tasa ëmbëlsirash biskota savoiardi (mund t’i njomim lehtë me qumësht ose jo). Shtojmë kremin e çokollatës dhe limonit, e zbukurojmë sipër me kokos dhe e vendosim në frigorifer të paktën 2–3 orë.
Komente












