Ëmbëlsirë me biskota
Përbërësit:
- 100 gr biskota
- 300 ml qumësht i ftohtë
- 2 kokrra vezë
- 7 lugë sheqer
- 6 lugë miell
- 200 gr gjalpë
- Sheqer vanilje
Përgatitja:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në një tenxhere vendosim qumështin, vezët, sheqerin dhe miellin. I përziejmë të gjitha bashkë duke i rrahur me tel, kur shohim që masa bëhet e njëtrajtshme shtojmë gjalpin. E transferojmë në një tas me fund sferik duke e rrahur me mikser. Në një tavë vendosim një shtresë me biskota, hedhim kremin dhe përsëri një shtresë biskota. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për 5 orë dhe më pas e shërbejmë.
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)