Embëlsirë me dardhë dhe bajame
Përbërësit:
- 1 petë sfoliatë
- 80 gr çokollatë e zezë
- 2 lugë gjelle bajame të bluara
- 1 dardhë mesatare
- 1 lugë gjelle qumësht
- 1 lugë gjelle sheqer kaf
- 1 lugë gjelle bajame të bluara për sipër
Përgatitja:
Ngrohim furrën në 220°C. Lyejmë një tavë me pak vaj ose përdorim letër pjekjeje. Përziejmë çokollatën e grirë me 2 lugë bajame në një tas të vogël. Presim petën sfoliatë në 4 katrorë, e shpojmë lehtë me pirun dhe e lyejmë me qumësht. Shpërndajmë përzierjen e çokollatës mbi çdo katror, duke lënë 2 cm bosh në skaje. Qërojmë dardhën, heqim farat dhe e presim në 4 pjesë dhe më pas në feta të holla. Vendosim një çerek dardhe të prerë mbi çdo katror. I spërkatim me 1 lugë sheqer dhe 1 lugë bajame të bluara sipër. E vendosim petën sfoliatë të piqet në furrë të parangrohur për rreth 15 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të fryhet lehtë.
Komente

