Ëmbëlsirë me luleshtrydhe dhe puding

Përbërësit:

  • 500 gr luleshtrydhe
  • 1 pako puding
  • 1 gotë ujë
  • Pak sheqer (opsionale)

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë luleshtrydhet. I bluajmë në blender derisa të bëhen pure dhe i vendosim në një tenxhere në zjarr mesatar. Shtojmë pudingun dhe 1 gotë ujë. I përziejmë vazhdimisht për 4–5 minuta, derisa masa të fillojë të trashet. E hedhim në gota ose forma, e lemë të ftohet pak dhe e vendosim në frigorifer për rreth 2 orë. Më pas e servirim me luleshtrydhe të freskëta ose me pak arrë kokosi. Këshilla: Nëse përdorim puding me vanilje që ka sheqer, nuk shtojmë fare sheqer.