Ëmbëlsirë me luleshtrydhe
Përbërësit:
Për bazën:

- 220 gr biskota
- 150 gr gjalpë i shkrirë
- 40 gr sheqer kaf
Për mbushjen:
- 500 gr kos
- 150 ml qumësht
- 8 gr xhelatinë
- 200 ml pana
Për shtresën e sipërme:
- 500 gr luleshtrydhe
- 80 ml ujë
- 60 gr sheqer kaf
- 1 kokërr limon
- 8 gr xhelatinë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim bazën e ëmbëlsirës duke grirë biskotat, të cilat i bashkojmë me sheqerin dhe gjalpin e shkrirë. I trazojmë se bashku derisa gjalpi të përhapet në të gjithë biskotat. Masën e biskotave e shtrojmë në tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. E shtypim mirë ne fundin e saj dhe e vendosim në frigorifer për disa minuta. Ndërkohë vijojmë më përgatitjen e mbushjes. Rrahim panën e kuzhinës me rrahësin elektrik ose me rrahësen e vezëve. Në një tenxhere ngrohim qumështin, e heqim nga zjarri, hedhim xhelatinën (të regjur më parë në ujë të ftohtë) dhe e trazojmë që të shkrijë. Masën e bashkojmë me kosin, e trazojmë mirë. Më pas shtojmë panën e rrahur dhe të gjithë kremin e shtrojmë mbi sipërfaqen e biskotave dhe e lëmë për 2 orë në frigorifer. Përgatisim shtresën e fundit me luleshtrydhe, të cilat i hedhim në mikser së bashku me lëngun e limonit. Në një enë nxehim ujin me sheqerin dhe sapo fillon të vlojë e heqim nga zjarri. Hedhim xhelatinën dhe e trazojmë që të shkrijë mirë. Masën e hedhim te luleshtrydhet e grira. E trazojmë të përzihen masat dhe me kujdes e hedhim në tavë, duke e hapur në të gjithë sipërfaqen. Ëmbëlsirën me luleshtrydhe e vendosim përsëri në frigorifer edhe 2 orë të tjera.
MC/Shqiptarja.comKomente

