Ëmbëlsirë me mandarinë me krem muhalebi

Përbërësit:

Për kremin muhalebi:

  • 4 gota qumësht
  • 2 lugë gjelle miell
  • 3 lugë gjelle niseshte misri
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 vanilje sheqeri

Për pelten me mandarinë:

  • 3 gota lëng mandarine
  • 3 lugë gjelle niseshte misri
  • 6 lugë gjelle sheqer (sipas shijes)

Përgatitja:

Në tenxhere përziejmë qumështin, miellin, niseshtenë dhe sheqerin. E lëmë të ziejë në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet. Shtojmë gjalpin dhe vaniljen, e përziejmë dhe e heqim nga zjarri. E shpërndajmë në filxhanë (tasa) të lyer lehtë me vaj dhe i vendosim në frigorifer rreth 30 minuta që të mpiksen. Ndërkohë përgatisim shtresën e dytë të peltes me mandarinë. Përziejmë të gjithë përbërësit në një tenxhere në zjarr derisa masa të trashet. Ulim zjarrin dhe e lëmë të mpikset 1-2 minuta. E hedhim sipër shtresës së bardhë në filxhanë. I vendosim sërish në frigorifer për 3-4 orë që të mpiksen mirë. I servirim duke i kthyer përmbys filxhanët në pjata ëmbëlsirash. Sipas dëshirës mund t'i spërkatim me kokos ose fistik të bluar sipër.