Ëmbëlsirë në gotë me qumësht dhe çokollatë
Përbërësit:
- 500 ml qumësht
- 3 lugë gjelle niseshte
- 300 gr çokollatë me qumësht
- Pak kakao për spërkatje
Përgatitja:
Në një tenxhere përziejmë niseshtenë me pak nga qumështi i ftohtë derisa të tretet plotësisht. Shtojmë pjesën tjetër të qumështit dhe e vendosim në zjarr mesatar, duke e përzier vazhdimisht. Kur masa të fillojë të trashet, e heqim nga zjarri. Shtojmë çokollatën e copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet plotësisht dhe të krijohet një krem i lëmuar. Hedhim masën në tasa ose gota ëmbëlsire. E lemë të ftohet në temperaturë ambienti, pastaj në frigorifer për 2–3 orë, derisa të mpikset mirë. E servirim duke e spërkatur me pak kakao.
Komente











