“Vira Makovi, 10.11.2019”, kjo është shkruar në kurrizin e një vajze të vogël vetëm 3 vjeç nga nëna e saj ukrainase. Siç shihet edhe në fotografinë e publikuar nga mediat, mbi kurrizin e vogëlushes nëna ka lënë edhe një numër telefoni.

Kjo është një metodë e re që përdorin nënat ukrainase të frikësuara për fëmijët e tyre që nëse humbin jetën të ikin pa pengje, pasi fëmijët e tyre do t’i kthehen familjarëve.

“Nëse ne vdesim, të paktën të dinë se kush janë”, kështu kanë thënë disa prej nënave ukrainase që kanë filluar ta praktikojnë atë.

Pamjet e luftës janë çdo ditë e më të dhimbshme, ndërsa dhimbja e humbjes çdo ditë edhe më e madhe.


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus