TIRANË – Pavarësisht rritjes së temperaturave, qeveria shqiptare do ta vazhdojë të mbajë gjendjen e emergjencës në vend. Kryeministri Berisha tha në takimin me kabinetin qeveritar se gjendja mund të përkeqësohet për shkak të orteqeve, të cilat sipas tij shkaktohen nga shkrirja e dëborës.
“Qeveria do ta mbajë gjendjen e emergjencës duke vëzhguar rrugët në fshatra dhe kujdesin se me shkrirjen e dëborës është një moment që favorizon orteqet. Thirrje që në zonat ku ka tendecë orteqesh të bëhet evakuimi i banorëve. Do bëjmë gjithcka për të shpëtuar jetët”, tha kryeministri.
Ai e cilësoi Kasandër, kryesocialistin Rama dhe alarmin e tij për një emergjencë të trefishtë tani e në ditët në vijim, duke përfshirë këtu edhe përmbytjet për shkak të shkrirjes së dëborës.
“Nuk është mirë në asnjë rrethanë të ndjellësh të keqen. Qeveria ka patur plane dhe është e përgatitur për emergjenca. E kemi dëshmuar qartë shkallën e lartë të përgatitjes për emergjenca. Mbetemi të përgatitur për një reagim të shpejtë e të mundshëm, ndaj tyre”, deklaroi kreu i qeverisë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com