Deputeti i PS, Erion Brace, pas deklaratave në mbledhjen e qeverisë ditën e djeshme për emergjencën e borës, të Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Bujar Nishani, i ka konsideruar të këto deklarata skandaloze dhe të denja për një qeveri të paaftë për të siguruar jetën e qytetare të saj.
“Skandaloze! Dëgjova Sali Berishën-Kryeministër, Bujar Nishanin-Ministër i Punëve të Brendshme, thirrje popullit:
Bëje mirë, Bëje vetë!
Duke abuzuar me solidaritetin, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i bënë thirrje shqiptareve të izoluar:
Catitë e shtëpive pastrojini vetë, rrugët pastrojini vetë, ushqimet blijini vetë, ilacet blijini vete, gas e dru për ngrohje gjejeni vetë....
Qeveria paska vetëm akset kombëtare detyrë për të hapur! Por edhe ato nuk po i hap dot!!!” shprehet Brace në Facebook. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com