Rënja e reshjeve të dëborës me intensitet të lartë kryesisht në qarqet e Kukësit, Dibrës, Shkodrës e Korçës kanë sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve si dhe mungesën e energjisë elektrike në zonat e tyre. Ndërkohë, në Qarqet e Lezhës, Elbasanit, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës kanë shkaktuar probleme në përmbytjen e disa zonave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ja situata në çdo Qark të vendit

Akset rrugore kombetare jane te gjitha te qarkullueshme.

Akset rrugore rurale jane pergjithesisht te qarkullueshme, veç akseve rurale Iballe - Puke, Lure - Kurbnesh - Rreshen, te cilat jane ende te bllokuara, si dhe disa fshatra te thella malore ne qarqet e vendit. 

Ne disa prej akseve rrugore kombetare dhe rurale perdoren zinxhire per shkak te ngricave.

Gjate paradites lumi Vjose doli nga shtrati prane Ures se Mifolit dhe permbyti pjeserisht tregun e fshatit Novosele, si dhe tek vendi i quajtur ‘’Bishti i Malit’’ qe ndodhet ndermjet fshatit Armen dhe qytetit Selenice ku ka permbytur rreth 10 dynym toke te pashfrytezueshme. 

Niveli i lumit ka rene dhe situata eshte permiresuar menjehere. Niveli i Lumit Vjose eshte drejt uljes graduale. 

Edhe nga lumenjte e tjere nuk paraqiten probleme pasi reshjet per 24 ore parashikohen lokalisht te dobta, por do te kete ulje temperature.

Grupet e punes se OSHEE kane punuar dhe riparuar defektet ne 30 fidra.  Mbeten per riparim dhe 3 fidra qe ndodhen ne zonat e thella, Shkoder, Kukes dhe Korçe ku po punohet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)