Kapitaneria e Portit Durrës mori thirrje për ndihmë nga Kroçiera Marbella Explorer II në orën 23:50 rreth 20 milje nga Durrësi, për një shtetas anglez të sëmurë në bord me simptoma të rënda që kërkonin ndërhyrje urgjence.
Kroçiera lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga Kapitaneria Portit Durrës që të afrohej në radë për të marr të sëmurin si dhe e njoftuan autoritetet dhe Rimorkatori i Portit të Durrësit për të bërë të mundur marrjen nga rada dhe ambulanca për ta shoqëruar në spitalin e Durrësit.
Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në operacion u angazhua rimorkatori ‘Joni’ i Portit të Durrësit me ekuipazhin, Siguria Portuale, Policia Kufitare si dhe oficerët dhe Kapiteni i Portit Durrës.
Komente










