TIRANE - Mazhoranca ka rënë parimisht dakord për ngritjen e Komisionit Hetimor për emërimet në administratë, por do të kenë kohë deri të enjten të vendosin për ngritjen tij.

Sipas mazhorancës duhet të ndryshojë objekti i hetimit sepse është antikushtetues pasi prezumohet pafajësia e personave që opozita kërkon të hetojë. Nga ana e saj, PD e ka cilësuar këtë një lojë politike për t’ju shmangur verifikimit të emërimeve të personave të akuzuar si të inkriminuar në trafik droge nga kjo forcë politike

Pas daljes nga Konferenca e Kryetarëve lidhur me shqyrtimin e kërkesës së PD për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, deputeti i PS Ilirjan Celibashi, u shpreh se mazhoranca është e gatshme për ngritjen e këtij Komisioni por duhet të ndryshojë objetki i tij. Sipas Celibashit, mazhoranca është e gatshme për verfikimin e çdo emërimi, por pa paragjykimet e inkriminimit të tyre siç pretendohet nga PD, sepse sipas tij kjo bie ndesh me Kushtetutën.

“Në gjykimin dhe vlerësimin e mazhorancës nuk ishte i rregullt objekti i Komisionit Hetimor. Kam besim se do të biem në një gjuhë të përbashkët ditën e enjte.Thelbi i kërkesës së PD nuk do të ndryshojë, objekti ka të bëjë me verifikmin e emërimeve të bëra në administratë. Ne në parim e pranojmë kërkesën e bërë, por në pikëpamjen teknike ka vend për rregullime, ka paragjykime për persona dhe emërimin e tyre si të inkriminuar. Kjo bie në kundërshtim me kushtetutën që është prezumim i pafajësisë. Në kërkesën e PD bëhej fjalë për personat të akuzuar nga opozita si persona me precedentë penalë. Ne menduam se nëse do e pranonim do cënonim prezumimin e pafajësisë. Ne jemi gati të bëjmë verifkimin e të gjitha emërimeve. Kjo që ofrojmë është më shumë se sza kërkon PD. Akoma opozita nuk ka rënë dakord, kërkojnë një formulim konkret me shkrim.” u shpreh Celibashi.

Ndërkohë nga ana e saj opozita e ka cilësuar këtë si një lojë politike për të mbuluar emërimet. Sipas deputetit Eduart Halimi, ngritja e Komisionit Hetimor dhe objektit të tij është një e drejtë e opozitës, e sanksionuar edhe në Kushtetutë. Ai tha se në kërkesën e PD është kërkuar të verifikohen emërimet e personave në kufi, të akuzuar sipas PD për përfshirje të tyre në trafik droge.

“Kërkesa ishte për verifikiimn e ligjshmërisë me fokus ato persona me rekorde kriminale. Ne i bëmë thirrje mazhorancës ti lërë lojërat poltike për të mbuluar emërimet e atyre personave në pikat kyçe të kufirit dhe që kanë lidhje me narkotrafikun. Shqetësimi ynë ky është. Ne kërkojmë hetimin e ligjshmërisë së emërimit të këtyre personave. Çdo lojë politike për ta mbuluar, e implikon më tepër këtë qeveri. Të pranojë ngritjen e komisionit hetimor dhe e objektit të ngritjes së tij është e drejtë e opozitës, e sanksionuar edhe në Kushtetutë. Deri ditën e enjte i bëjmë thirrje të reflektojë. Ne ua bëmë të qartë që e drejta për të ngritur Komision Hetimor e ka opozita." tha Halimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi para disa ditësh ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për Komisionin hetimor ku specifikoi se bëhet fjalë për hetimin e emërimeve në adminsitratë nga 15 Shtatori i vitit 2013.

EMËRIMET, KONFERENCA E KRYETARËVE VENDOS SOT PËR KOMISIONIN HETIMOR

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet këtë radhë për të diskutuar kërkesën e Partisë Demokratike, për ngritjen e një Komisioni Hetimor që do të hetojë ligjshmërinë e emërimeve në administratën shtetërore.
 
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi para disa ditësh ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për Komisionin hetimor ku specifikoi se bëhet fjalë për hetimin e emërimeve në adminsitratë nga 15 Shtatori i vitit 2013.

Partia  Demokratike thotë se në administratë, madje edhe në poste të larta të adminsitratës janë emëruar njerëz që dyshohen në veprimtari kriminale apo që edhe kanë marrë vendime gjykate. 

“Në adminsitratë dyshohet se janë emëruar njerëz që kanë lidhje kriminale. Tonelatat me drogë anembanë fqinjëve tregojnë se dikush shkel syrin në porte dhe aeroporte, ajo drogë që kapet kalon nëpërmjet këtyre njerëzve”, ka thënë Halimi para disa ditësh ku ka dorrëzuar në Kuvend kërkesën për Komisionin hetimor.