Emërimet e reja, 6 kandidatët
për vendin e Hysni Burgajt
Nisin të qarkullojnë kandidaturat për postet e rëndësishme drejtuese. Kandidaturat që përfliten për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë: Bilbil Mema, Bajram Ibro dhe Ahmet Premçi, por dhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Ilirian Zylyftari, apo drejtuesi i lartë Sokol Bizhga.
TIRANE - Tashmë që po afrohet dhe momenti kur qeveria e re e majtë e kryesuar nga Edi Rama të marrë drejtimin e vendit për një mandat katër vjeçar, po shkurtohen dhe ditët e drejtuesve të drejtorive të cilët emërohen direkt me firmën e kryeministrit. Ndonëse nuk janë ndarë ende drejtoritë përkatëse sipas partive aleate, në bazë dhe të marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve, por dhe kur ende nuk janë ndarë këto poste dhe për vetë përfaqësuesit e PS, mund të nënvizohet fakti se këto drejtori të Përgjithshme që do të kenë në krye drejtues pas firmën e Ramës, janë propozim të ministrave të linjës.
Kështu, me propozim të ministrit, me dy kandidatura emërohet me firmën e kryeministrit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku në krye aktualisht është Hysni Burgaj. Kandidaturat që përfliten për këtë post janë të shumta, ndoshta dhe të shtyrë nga karriera e gjatë e tyre por dhe grada specifike për këtë post, që pak e kanë. Ata janë ish-drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Bilbil Mema, Bajram Ibro dhe Ahmet Premçi, por dhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Ilirian Zylyftari, apo drejtuesi i lartë Sokol Bizhga. Por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë emri tjetër suprizë.
Ndërkohë që drejtorët e tjerë që firmosen nga kryeministri janë, drejtori i ATSH, ndërsa me propozim të ministrive të linjës janë Drejtori i Përgjithshëm i Postave, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Drejtori i Përgjithshëm i Tatim Taksave, Drejtori i QSUT, Drejtori AKKP, Drejtori i Hipotekave, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe Drejtori i INSTAT. Gjithnjë nëse do të funksionojë kjo strukturë sipas modelit të vjetër.
Mësohet se kryeministri Rama pritet të fillojë konsultimet me partitë aleate, por dhe me strukturat drejtuese të PS për të vendosur marrjen e përgjegjësive jo vetëm për drejtoritë e përgjithshme që kërkojnë firmën e tij për krerët drejtues, por dhe për zv.ministrat dhe drejtoritë e tjera të linjës. Njëherësh konsultime do të ketë dhe për nivelet e tjera të qeverisjes, gjithnjë duke iu përmbajtur pjesës politike pa prekur administratën publike që ka statusin e nëpunësit civil..
DREJTORITË QË FIRMOSEN NGA KRYEMINISTRI Drejtori i Përgjithshëm i Postave
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
Drejtori i Përgjithshëm i Tatim Taksave
Drejtori i QSUT
Drejtori AKKP
Drejtori i Hipotekave
Agjencia Kombëtare e Ushqimit
Drejtori i ATSH
Drejtori i INSTAT
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETITKANDIDATËTBilbil Mema
Bajram Ibro
Ahmet Premçi
Ilirian Zylyftari
Sokol Bizhga
(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
Redaksia online
(bm/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3327
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35