Emërimet në diplomaci
opozita “kryqëzon” ministrin

Emërimet në diplomaci<br />opozita “kryqëzon” ministrin
TIRANË - Zv.Kryeministri dhe njëkohësisht Ministër i Jashtëm Edmond Haxhinasto është vënë sot “me shpatulla pas muri” në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të integrimit evropian. Emërimet politike dhe nepotike në rradhët e diplomacisë kanë qenë shqetësimi kryesor i deputetëve të opozitës në këtë komision çka e ka vënë ministrin në situatë të vështirë për tu mbrojtur.
“Çdo njeri që është paguar në shërbimin diplomatik jashtë kuadrit ligjor në fuqi duhet sëbashku me personat që kanë bërë pagesat t’ia kthejnë djersen buxhetit të shtetit dhe shqiptarëve një më një”, tha kryetari i Komisionit, deputeti Ditmir Bushati.
Deputeti Balla tha se disponon në letër të gjithë emërimet nepotike në Ministrinë e Punëve të Jashtme
“Më jep kriteret e pranimit të dhëndrit të Zhozefina Topallit dhe unë ta votoj ligjin. Neni i parë i ligjit duhet të jetë se asnjë deputet, asnjë ministër, asnjë kryetar parlamenti të mos ketë njerëz të vet në shërbimin diplomatik”, tha ai.
Zv.kryeministri Edmond Haxhinasto duke ju drejtuar deputetëve të opozitës tha se “koncepti juaj për reformën mbetet tek disa emra të përvetshëm me apo pa lidhje me përfaqësues të caktuar. Nuk janë vetëm të mazhorancës por më tej por ata kanë të drejtën që për shkollat që kanë bërë, integritetin dhe kualifikimet të kenë të drejtën të punojnë edhe në shërbimin e jashtëm”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor