TIRANE- Edhe pse prej dy vjetësh opozita kërkon me ngulm hetim të emërimeve në adminsitratë gjatë muajit të parë të marrjes së qeverisë nga të majtët, është po ajo që zvarrit punimet e këtij komisioni. Ky organ i posaçëm parlamentar i cili drejtohet nga deputeti demokrat Genc Pollo, ka një vit që është ngritur, dhe ende nuk ka kryer ndonjë hetim, teksa pak kohë më parë, kuvendi miratoi zgjatjen e afatit të tij. Dje, në mbledhjen e këtij komisioni, Genc Pollo ishte i vetëm në mbledhje, pasi kolegët e tij të opozitës mungonin. Në këto kushte, vetëm me votat e mazhorancës kërkesat e tij u rrëzuan.

Mazhoranca dhe opozita nuk kanë rënë dakord për numrin e kërkesave që do t’u dërgohet institucioneve për të marrë informacion sa u takon emërimeve në administratë.