Emërohen Dekanët e rinj në Universitetin e Tiranës, ja kush merr drejtimin në 8 fakultete

Emërohen Dekanët e rinj në Universitetin e Tiranës, ja kush merr drejtimin në 8 fakultete

Universiteti i Tiranës në një njoftim të bërë në Facebook, ka bërë me dije se janë emëruar dekanët e rinj.

Në sallën e Senatit Akademik të Rektoratit u zhvillua ceremonia e emërimit të Drejtueseve të rinj të Njësive Kryesore në Universitetin e Tiranës.

Në fjalën e tij, Rektori i UT-së Prof. Dr. Artan Hoxha, përshëndeti Dekanët të cilët përfunduan mandatin e tyre të dytë dhe i falënderoi ata për bashkëpunimin, arritjet e tyre si drejtues dhe kontributin që kanë dhënë për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë.

Gjithashtu Hoxha i uroi suksese Dekanëve të rikonfirmuar dhe atyre të rinj si dhe i ftoi ata që të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit të trashëguar nga paraardhësit e tyre pasi ky 4-vjeçar do të jetë edhe më i vështirë e plot sfida.

“Falë përkushtimit, cilësisë së lidershipit në të gjitha njësitë përbërëse, si dhe kulturës së të punuarit së bashku, Universiteti i Tiranës është lider jo sepse ka emrin por sepse ka përmbajtjen për të përballuar sfidat që ky të jetë një 4-vjeçar i suksesshëm”, thuhet në njoftim.

Emrat e Dekanëve të rinj në Universitetin e Tiranës

Fakulteti i Ekonomisë do të drejtohet nga Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja nga Prof. Dr. Esmeralda Kromidha.

Fakulteti i Drejtësisë nga Prof. Dr. Dorina Hoxha.

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë nga Prof. Dr. Mark Marku.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës nga Prof. Dr. Eglantina Kalluçi.

Fakulteti i Shkencave Sociale nga Prof. Asoc. Dr. Edvin Lame.

Instituti i Fizikes Bërthamore të Zbatuar nga Prof. Asoc. Brunilda Daci

Instituti i Studimeve Evropiane nga Prof. Dr. Aljula Jubani.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje