Emigrantët:Asnjë vendim për kufijtë
 samiti BE-Turqi sërish në 17 mars

Emigrantët:Asnjë vendim për kufijtë<br /> samiti BE-Turqi sërish në 17 mars
Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Turqisë ranë dakort në parim për të krijuar një plan për të përballuar fluksin emigrantëve. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së samitit të jashtëzakonshëm të mbajtur në Bruksel. Bisedimet do të vijojnë të zhvillohen në datat 17 dhe 18 mars.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u shpreh se të gjithë emigrantët e paligjshëm të cilët vijnë në Greqi do të kthehen mbrapsht. Nga ana tjetër, Turqia ka rritur kërkesat duke kërkuar një fond ekstra prej 3 miliardë eurosh për të menaxhuar situatën. Në bisedimet vendimtare, liderët në Bruksel premtuan t’ia japin këtë shumë vendit i cili ka peshën kryesore të eksodit.

Krahas anës ekonomike, Turqia ka kërkuar që të bëjë pjesë në zonën Shengen.

Disa nga elementët kyç të draft rezolutës janë:
1-BE do t’i japë Turqisë një fond shtesë prej 3 miliardë euro
2-BE do të lehtësojë vizat për shtetasit turq
3-Turqia merr mbrapsht të gjithë emigrantët e parregullt në Greqi
4-BE do të largojë të gjithë emigrantët në Greqi që kanë ardhur pas një date që do caktohet në vijim.

Ndërsa linjat kryesore të cilat priten të diskutohen në 17 dhe 18 mars përfshijnë:
a)ndihmë për Greqinë për të menaxhuar situatën. Mobilizim i të gjitha vendeve anëtare të BE.
c) të ofrojë asistencë të mëtejshme për Greqinë në menaxhimin e kufijve të jashtëm, duke përfshirë edhe ata me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë, si dhe sigurimin e funksionimit të duhur të pikave të nxehta, me 100% të identifikimit, regjistrimit dhe të sigurisë kontrolle, dhe sigurimi i kapaciteteve të mjaftueshme të pritjes.

Po kështu, sipas draftit, “Europol do të zhvendosë oficerë gjithashtu në të gjitha pikat e regjistrimit për të forcuar kontrollet e sigurisë dhe për të mbështetur Greqinë në luftën kundër trafikantëve”.

Këto janë disa nga masat urgjente që do të merren në shqyrtim gjatë mbledhjes së marsit. Samiti i djeshëm synonte që të arrinte një marrëveshje e cila do ta shpallte të mbyllur rrugën e Ballkanit për emigrantët.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi