Normalizohet situata në pikat hyrëse dhe dalëse tokësore dhe detare në Shqipëri. Në 24 orët e fundit nga Porti i Durrësit janë larguar katër tragete, që mbanin në bord rreth katër mijë pasagjerë dhe rreth 1300 mjete.Kapiteneria e Durrësit njofton se sot në mbrëmje pritet të largohen nga porti më i madh i vendit edhe gjashtë tragete të tjera, që do të imbarkojnë mbi gjashtë mijë pasagjerë.Sipas të dhënave zyrtare, në 48 orët e fundit, nga dogana e Portit të Durrësit kanë dalë nga kufiri shqiptar mbi 6500 udhëtarë, e mbi 2500 mjete.
Po kështu edhe fluksi i hyrjeve në atdhe nga ky port për qytetarët që i kaluan jashtë vendit festat e fundvitit që lamë pas, është i ndjeshëm.
Mëngjesin e të enjtes kanë hyrë në territorin shqiptar nga dogana e Portit të Durrësit 400 shtetas shqiptarë, ndërkohë që gjatë 48 orëve të fundit kanë hyrë 1200 shtetas, njëmijë syresh me pasaportë biometrike.Autoritetet e Portit të Durrësit për të përballuar fluksin dhe për të mos shkaktuar vonesa e radhë të gjata në përpunimin e dokumentacionit, po punojnë me kapacitet të plotë në plot 32 sportele.
KAKAVIJË DHE KAPSHTICË
Situatë e qetë dhe pa rradhë të gjata paraqitet ditën e sotmë edhe në Kapshticë. Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit kanë dalë jashtë territorit tonë rreth 3700 udhëtarë, dhe kanë hyrë rreth 2300 persona. Në doganën e Kapshticës pala shqiptare punon me 7 sportele, 5 sportele në dalje dhe 2 në hyrje; ndërsa ajo greke me 4 sportele, 2 në hyrje dhe 2 në dalje.
Edhe nga pika kufitare e Kakavijës në Gjirokastër gjatë 24 orëve të fundit janë larguar mbi 4500 emigrantë shqiptarë, e mbi 1100 mjete si dhe janë rikthyer pas festave rreth 3200 persona dhe 560 mjete.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com