Emigrantët, Frontex: Në 2015
rekord kalimesh ilegale në kufi

Emigrantët, Frontex: Në 2015<br />rekord kalimesh ilegale në kufi
Terroristët po shfrytëzojnë krizën  e emigrantëve për të hyrë në Europë dhe për të planifikuar sulme në continent bën me dije Agjencia Europiane e Kontrollit të Kufijve Frontex.

Gjatë vitit 2015 kërkesat për azil në BE kanë arritur në 1.35 milionë, dyfish më shumë se kërkesat e vitit 2014.  Sipas raportit të Frontex  viti 2015 ishte një vit rekord  edhe për kalimet ilegale në kufij,  duke shënuar një n umër r prej 1.82 milionë , 6 herë më shumë se kalimet e regjistruara vitin e shkuar.

Pjesa më e madhe e kalimeve ilegale është regjistruar në ishujt grekë, me emigrantët të cilët vijnë nga Turqia. Një nga shqetësimet kryesore të raportit është edhe rritja e numrit të qytetarëve të BE  të cilët  kanë udhëtuar në Siri për t'iu bashkuar Shtetit islamik. Dhe tani ekziston rreziku se do të kthehen në Europë duke u shtirur si refugjatë.

 Po ashtu me kalimet e refugjatëve është rritur dhe  numri i trafikantëve  ,ku pjesa më e madhe janë marokenë, spanjollë, shqiptarë dhe sirianë.
 Këto të dhëna shtojnë frikën se Be nuk do të jetë në gjendje të monitorojë terroristët si ata të cilët kanë kryesr sulmet në paris dhe në Bruksel.

“Atentatet në paris  në nëntor 2015 kanë treguar se kalimet e paligjshme të emigrantëve  mund të shfytëzohen nha terroristët për të hyrë në vendet e bashkimit europian,”thuhet në raportin e Frontex.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari