Emigrantët, liderët europianë
diskutojnë në Maltë sfidat e BE-së

Emigrantët, liderët europianë<br />diskutojnë në Maltë sfidat e BE-së
Liderët e Bashkimit Europian janë takuar në Maltë për të diskutuar si të ndalin fluksin e emigrantëve që vijnë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme. Ndër temat e diskutimit janë edhe sfidat e reja me të cilat përballet BE sic është dalja e Britanisë nga Unioni.

Samiti organizohet pasi Kryeministri italian, Paolo Gentiloni tha se kishte arritur një marrëveshje me Libinë për të ndaluar emigrantët që të lundrojnë drejt Europës.

Gjithashtu pritet që kryeministrja britanike May të paraqesë edhe gatishmërinë e vendit të saj për të ndihmuar në krizën e  emigrantëve dhe të sigurojë se Britania do të jetë një aleat i BE pavarisisht daljes.

Po ashtu kreu i Downing Street pritet të flasë edhe për bisedimet që ajo pati me kreun e SHBA Doanld Trump.

E pikërisht qëndrimet e tij ndaj emigracionit do të jenë në qendër të bisedimeve. Shefja e politikës së Jashtme Mogherini  tha se ka disa ndryshime mes SHBA dhe BE lidhur me këtë cështje.

Agjensia Amnesty International ka dënuar masat e liderëve europianë për të frenuar vërshimin e emigrantëve nga brigjet Libiane.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje