Pas publikimit të emmrave të kabinetit qeveritar të majtë, nuk kanë munguar as urimet e shumta për ministrat dhe deputetët e rinj. Emigrantët socialistë në Greqi i shprehin mirënjohje ministrit të Mireqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, njëherësh dhe sekretar për rininë dhe emigracionin në PS.
“Ky qe një nga emrat që ne emigrantët e prisnim me padurim ta shihnim të renditur në listat e minsitrave të Qeverisë së Shtatorit. Ky qe një nga emrat që ne i urojmë suksese në karierën politik, një nga emrat që me vullnet dhe punë të pakrahasueshme guxoi dhe ngriti peshë 1.000.000 emigrantë shqiptarë duke i bërë pjesë të Rilindjes, duke i bërë pjesë të fitores. Është djali me fjalën e artë politike dhe thjeshtësinë e politikanit modern që përqafon të gjitha moshat dhe shtresat shoqërore. Është Erjoni i Emigracionit, që i dha emigrantëve për herë të parë punë të organizuar, program dhe vizion për të ardhmen. Erjon Veliaj, miku i të gjithë emigrantëve ështe Ministër. Të urojmë Erjoni i Emigrantëve, qofsh gjithmonë kaq bindës, i pjekur dhe i dashur. Suksese në detyrën tënde fisnike, lart e më lart në karrierën tënde politike”, thuhet në urim.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com