Disa orë pas incidenteve të ndodhura në kampin të Idomenit, presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ka reaguar ashpër ndaj Maqedonisë, duke i cilësuar veprimet e autoriteteve policore të këtij vendi të pakonceptueshme dhe të papranueshme dhe ka theksuar se me një sjellje të tillë ky shtet nuk ka vend as në BE dhe as në NATO.
Më herët, qeveria greke i ishte drejtuar Shkupit me dy nota proteste duke dënuar operacionin e policisë së vendit fqinj kundër disa qindra emigrantëve që tentuan në mesditën e së dielës të kalojnë gardhin që ndan dy shtetet pranë fshtatit Idomeni.
Ndërsa Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve, Nikos Toskas, paralajmëroi sot mbi potencialin për radikalizim mes refugjatëve të frustruar dhe të bllokuar në Idomeni në kufirin maqedonas, “Çfarë po shihni sot janë xhihadistët e të nesërmes”, tha Toskas, duke shtuar se autoritetet duhet të marrin tërësisht në konsideratë menaxhimin e kësaj situate.
Policia maqedoanse përdori të dielën gaz lotsjellës për të parandaluar qindra migrantë që të kalojnë kufirin, deklaroi ministria maqedonase e Punëve të Brendshme. Të paktën 300 migrantë dhe 23 policë u palgosën si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve, sipas autoriteteve lokale dhe organizatave humanitare.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com