Emigrantët, Trump kërkon 1 miliardë
dollarë për murin me Meksikën

Emigrantët, Trump kërkon 1 miliardë<br />dollarë për murin me Meksikën
Presidenti Trump duket i vendosur për të ndërtuar murin me Meksikën me synimin për të ndalur vërshimin e emigrantëve ilegalë, një nga premtimet e tij kryesore të fushatës.

Manjati nuk humbet kohë duke pritur se cila palë do ta financojë murin pwrgjatw kufirit, SHBA apo Meksika.

Kohë më parë presidenti Nieto refuzoi që vend i tij të paguante për murin duke anuluar vizitën me homologun amerikan

Administrata Trump ka kërkuar formalisht 1 miliardë dollarë për të financuar ndërtimin e 99.7 km të parë.

Kjo shumë do të shërbejë për të rimodifikuar disa konstruksione ekzistente si dhe për të ndërtuar 77.2 km mur.

CNN i cili citon dokumentin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, raporton  e kjo e fundit është e gatshme të ndërtojë më shumë një gardh sesa një mur të vërtetë pasi në këtë mënyrë do të ishte më e lehtë për të parë se çfarë ndodh përtej kufirit të SHBA.

I njëjti dokument nënvizon se Trump synon të shtojë konntrollin në kufi.

Sipas administratës masat e para kundër emigracionit ilegalë po funksionojnë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë