Emigrantët, UNHCR: Dyshohen
500 të mbytur në detin Mesdhe

Vijnë dëshmitë e para të cilat konfirmojnë se në detin Mesdhe javën e shkuar ka ndodhur një tragjedi dhe kanë humbur jetën qindra emigrantë. Konfirmimet e para i bën të ditura e perditshmja britanike The Guardian e cila citon disa prej dëshmive të të mbijetuarve të shpëtuar nga UNHCR. Sipas gazetës barka kishte rreth 500 persona dhe ishte nisur nga Libia për të shkuar në itali. Emigrantët dyshohet se janë somalezë, etiopian dhe egjiptian.

Në fakt dy ditë më parë një lajm i tillë bëri xhiron e të gjitha mediave të cilat citonin një zëdhënës të komisionit për refugjatët. Të dhënat e para flisnin se në ujrat e mesdheut kishin humbur 500 persona.

41 personat e shpëtuar kanë rrëfyer për një mbytje të madhe në Mesdhe dhe ku kanë humbur jetën 500persona, u shpreh Carlotta Sami, zëdhënëse e UHNCR për Europën juglindore.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime