TIRANE - Kryeministri i vendit, Sali Berisha prej disa ditësh ka nisur t’u përgjigjet pyetjeve që i vijnë në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”. Me mbarimin e fushatës dhe humbjen e zgjedhjeve, Berisha duket se tashmë ka më shumë kohë për të naviguar në internet dhe për të dhënë përgjigje shqetësimeve apo interesit të qytetarëve.

Një përgjigje interesante është ajo ku Kryeministri premton që në zgjedhjet e ardhshme, emigrantët do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës. “Unë jam përpjekur dhe do bëjmë gjithçka që në zgjedhjet tjera ju dhe çdo emigrant të mund të votojë online nga vendi ku jeton”, shkruan Berisha.

Gjithashtu kryeministri komenton edhe lidhur me vendimet e marra për shtetësinë shqiptare duke thënë se të gjitha vendimet janë kushtetuese. “Vendimi për dhënien ose fitimin e shtetësisë shqiptare është një vendim i bazuar plotësisht në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në standartet rajonale ndërkombëtare.

Zbatimi i këtij vendimi do të fillojë gjatë dhjetë ditëshit të fundit të muajit korrik”. Ky vendim, sipas Berishës, vetëm për ata të cilët revanshi i bën qesharakë, madje i çon larg e me larg deri në Bangladesh.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)