Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, na mungojnë familjarët

Numri i punëtorëve të huaj që zgjedhin Vlorën për të punuar është rritur nga viti në vit. Jo vetëm në turizëm, por dhe në sektorë të tjerë, sicc është industria e përpunimit. Ne takuam një grup punëtorësh indiane që prej dy vitesh janë të punësuar në një fabrike për prodhimin e metaleve. Ata shprehen se ndihen mirë në qytetin bregdetar dhe janë të kënaqur me kushtet e punës, por u mungojnë familjet e tyre.

 

“Kam dy vite këtu dhe më pëlqen puna, paga dhe kushtet e jetesës. Më parë kam punuar në Tiranë por vendosa të transferohem në Vlorë. Këtu shkojmë mirë me njëri-tjetrin, por më mungon familja ime, të cilën e kam në Indi”.

 

“Jam nga India. Erdha për punë sepse më paguajnë më shumë se në qytetin tim, Nju Delhi. Punoj karpentier prej dy vitesh dhe paguhem mirë. Kam dy fëmijët dhe bashkëshorten në Indi dhe nuk di sa do punoj në Shqipëri. Po e mendoj edhe mund të qëndroj këtu, nëse mund të marr dhe familjen”.

 

“Punoj prej dy vitesh dhe kam mësuar pak shqip. Më pëleqn këtu. Jam beqar, por për momentin po mendoj vetëm për punë, jo për martese. Pagesa është e mirë, edhe banesa ku qendrojmë të gjithë bashkë me qira”.

 

Punëtorët e huaj, jo vetëm nga India por dhe nga Bangladeshi dhe Indonezia vijnë në Shqipëri të kontraktuar nga agjencitë e punësimit. Aktualisht në Bashkinë e Vlorë janë afro 300 të punësuar me kontrata pune 6 mujore dhe 1-vjeçare.

R.D/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lumi: 25/04/2024 04:47

    Tu marrin grate Vlonjateve komunista se vet e votuan Ramen qe shpopulloj Shqiperine. Aman hiquni indianeve rraces ma te keqe.

    Përgjigju
  • Lab: 24/04/2024 10:07

    Pellazget e rinj, Meqe e duam aq shum shqiperine, atere pse ikim? Kshu qe mos u ndieni hiç, toka nuk esht e jona por ne i perkasim tokes/rruzullit tokesor, kshu qe beni jeten atje ku jeni dhe mos flisni me hiç per shqiperin, persa kemi ikur dhe e kemi tradhtuar atdheun nuk kemi goj te flasim.

    Përgjigju
  • Iris: 24/04/2024 01:21

    Indjanet jane popull me kulture te lashte,jane shume punetore e shume te zgjuar.Ketu tek ne zakonisht punojne si mjeke,inxhinjere dhe tregetare te vegjel dhe kam pare shume prej tyre qe ndjekin universitetet e kolegjet lokale.Zoteria me turban blu duhet te jete sikh.

    Përgjigju
    • Cavity: 24/04/2024 10:34

      Milet pis.Aty te ju ka edhe nga ju.

  • Bim: 23/04/2024 21:57

    Mire se vini shqiptaret e rinj

    Përgjigju
    • Or tej: 23/04/2024 23:52

      Indoeuropiane jemi or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komisionerët Publikë kërkojnë pezullimin njëvjeçar të prokurorit Erjon Shqarri

Komisionerët Publikë kërkojnë pezullimin njëvjeçar të prokurorit Erjon Shqarri