Emigrantët, Amnesty denoncon:
Turqia detyron sirianët të kthehen

Emigrantët, Amnesty denoncon:<br />Turqia detyron sirianët të kthehen
Turqia  ka detyruar me mijëra migrantë që të kthehen në shtëpitë e tyre gjatë muajve të fundit, bën me dije  raporti i organizatës Amnesty International, duke pohuar se këto veprime shkelin ligjet evropiane dhe ndërkombëtare.  Ndërsa Ministria e Jashtme turke ka mohuar që sirianët po kthehen prapa, kundër vullnetit të tyre.

Amnesty tha se dëshmitë që ka mbledhur në provincat në kufirin jugor të Turqisë sugjerojnë se autoritetet kanë mbledhur dhe larguar që nga mesi i muajit janar  grupe prej 100 sirianëve, burra, gra dhe fëmijë.

Organizata thotë se zhvillimet tregojnë për rrezikun që ekziston për migrantët që po kthehen në Turqi, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Ankarasë dhe Bashkimit Evropian, e cila hyn në fuqi javën e ardhshme. 

Sipas marrëveshjes, Për secilin refugjat sirian që kthehet, BE do të marr një refugjat sirian në rrugë të ligjshme. Por,ligjshmëria e marrëveshjes varet  nga Turqia që konsiderohet si vend i sigurt për azil-kërkuesit.


“Duke dashur dëshpërimisht mbylljen e kufijve të tyre, liderët e BE-së me vullnet kanë injoruar fakte të thjeshta: Turqia nuk është një vend i sigurt për refugjatët sirianë dhe po bëhet çdo ditë e më pak e sigurt”, ka thënë drejtori i AI, John Dalhuisen.

Ministria e Jashtme turke ka mohuar që sirianët po kthehen prapa, kundër vullnetit të tyre. Turqia ka mbajtur politikën e “dyerve të hapura” për migrantët sirianë për pesë vite me radhë dhe i përmbahet parimit për moskthimin e dikujt në një shtet ku ata mund të përballen me përndjekje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë turke.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot