Emigrantët, Blushi: Mos i mbylli
dyert, Tahiri: S’mund të tolerojmë

Emigrantët, Blushi: Mos i mbylli<br />dyert, Tahiri: S’mund të tolerojmë
Deputeti socialist Ben Blushi i ka kërkuar qeverisë të jetë solidare me situatën e refugjatëve sirianë duke u kujtuar se në vitet ‘90 shqiptarët u pritën nga vendet e perëndimit. Blushi është shprehur se vendi ynë do të presë 3 mijë muxhahedinë si pakt politik, por duhet të hapë dyert edhe për refugjatët sirianë, të cilët largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës civile.

Nuk mund t’i mbyllim dyert emigrantëve. Qëndrimet e qeverisë kanë qenë ekuivoke dhe shumë ambigue. Europa na hapi dyert para 20 vitesh. Ai populli jemi ne. Nëse Europa nuk do të na kishte hapur derën sa vetë do të ishim mbytur në Adriatik? Prandaj nuk duhet ti mbyllim derën askujt. Prandaj duhet të kemi qëndrim më të qartë.  Kur pranojmë 3000 muxhahedinë të pranojmë dhe sirianët”, u shpreh Blushi.
 
Por përgjigja ka ardhur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se muxhahedinët janë pjesë e një marrëveshje pozitive të qeverisë së shkuar e po vijon edhe sot.

Për refugjatët, Tahiri, tha se qeveria po sheh të gjitha opsionet më të mira edhe në bashkëpunim me vendet e rajonit. “Sa i takon një vendimi për strehimin e 3000 muxhahedinët. Është e pavërtetë. Kjo është një marrëdhënie e nisur që nga koha e qeverisë së kaluar. Sfida është  përbashkët. Është e nevojshme që parlamenti të përfshihet në këtë proces dhe të marrë informacion dhe duke u përfshirë në zgjidhjen që ka dhënë qeveria shqiptare. Është shumë e domosdoshme të kuptohet që roli ynë, ne mund të mbajmë përgjegjësi mbi shpatullat tona, edhe në emër të vlerave të shoqërisë sonë, solidarizimit dhe të humanizmit, për sa kohë që Evropa e Bashkuar të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme këtij problemi. Ku përfshihet edhe dimensioni i sigurisë. Është kjo çështja që kam diskutuar me homologun italian. Pasi ne nuk mund të lejojmë kurrë që në emër të humanizmit, të tolerojmë neglizhenca të vogla siç ka ndodhur në të kaluarën që shfrytëzohen nga rrjetet kriminale apo terroristët”, u shpreh Tahiri.

Ai theksoi se duhet gjetur balanca e duhur për të pasur informacionin dhe kontrollit e duhur për t’u përballur me humanizmin dhe solidaritetin për ata që janë në nevojë.
 
“Duke ruajtur dimensionin e sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër atyre që përfitojnë nga kriza të tilla për të përfituar para në mënyrë kriminale, luftës kundër terrorizmit. Jam i kënaqur që kjo bëhet debat parlamentar. Ne besojmë shumë fort që përtej thashethemnajës, ne i kemi bërë thirrje vlerave më të larta të shoqërisë shqiptare, të humanizmit dhe sigurisht të sigurisë që duhet të ofrojmë për qytetarët në vendin tonë dhe në Evropën e Bashkuar”, tha ai. 

Reaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'