Emigrantët, Bylykbashi: Qeveria,
instrumente për të kontrolluar votën

Emigrantët, Bylykbashi: Qeveria,<br />instrumente për të kontrolluar votën<br>
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi konfirmon për Report TV se, protesta nuk do të bëhet pengesë për reformën. Bashkëkryetarët, demokrati Bylykbashi dhe socialisti Çuçi, janë duke punuar për kalendarin, ndërsa sa i përket prioritetit të PS për votën e emigrantëve, demokratët do të kërkojnë të tjera instrumente.

Bylykbashi thekson se posta dhe konsullata nuk janë zgjidhje por instrumente të qeverisë për kontrollin e votave. “Bazuar edhe në vendimin e fundit të komisionit, jemi duke punuar për detyrën që na u la për kalendarin në lidhje me temat që do të shqyrtohen dhe kohën. Jemi në bashkëpunim me ndërkombëtarët për asistencën më të mirë. Ne duhet të sigurojmë standardet e zgjedhjeve” deklaroi ai për Report Tv.  Protesta e opozitës do të zhvillohet ditën e shtunë në datë 27 janar para kryeministrisë. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane