Pesë ditë pas marrjes së detyrës si President i SHBA, Donald Trump ka firmosur sot një vendim tepër të rëndësishëm, atë të ngritjes së murit në kufi me Meksikën. 

Muri me Meksikën ishte një nga premtimet kryesore të republikanit gjatë fushatës zgjedhore, si masë parandaluese për valën e emigrantëve të paligjshëm.   

Presidenti republikan pritet gjithashtu të marrë hapa në ditët e ardhshme për të kufizuar emigracionin, duke përfshirë edhe urdhrat ekzekutive në kufizimin e kufizimin refugjatëve drejt SHBA dhe duke bllokuar lëshimin e vizave për personat nga vendet arabe dhe me shumicë myslimane në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, përfshirë Sirinë, Sudanin, Somalinë, Irakun, Iran, Libinë dhe Jemenin.

Trump ka nënshkruar dy urdhra ekzekutive në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, një për ndërtimin e një muri përgjatë rreth 2 000 milje (3,200 kilometrash) të kufirit SHBA-Meksikë dhe heqjen e grantit federal për disa qytete të qeverisura nga demokratët, të cilët strehojnë emigrantët e paligjshëm.

Në qytete të tilla si San Francisco, zyrtarët lokalë, kryesisht ata demokratë, refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet federale në veprimet kundër emigrantëve të paligjshëm.

"Populli amerikan nuk do të jetë më i detyruar të subvencionojë këtë shpërfillje për ligjet tona", ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com