Emigrantët e bllokuar në kufi, UNHCR
'Europa në prag të krizës humanitare'

Emigrantët e bllokuar në kufi, UNHCR<br />'Europa në prag të krizës humanitare'
Më shumë se 7.000 emigrantë janë të izoluar dhe në kushte të mjerueshme në kufirin greko- maqedonas, në një kamp të projektuar vetëm për 1,500 njerëz.

Kalimi në Idomeni ka qenë i mbyllur për gati 24 orë pas protestave të emigrantëve të dëshpëruar për të vazhduar udhëtimin e tyre në vendet e Evropës Perëndimore.

Disa emigrantë janë bllokuar në kampin e mbingarkuar për më shumë se një javë.

Situata e tyre është rënduar edhe më shumë, sidomos pas rreshjeve të shiut duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve. Maqedonia në mënyrë sporadike ka lejuar disa qindra njerëz të kalojnë kufirin, kryesisht sirianë dhe irakenë.

Javën e kaluar filloi ndalimi i hyrjes për emigrantë afganë, ndërsa masa të rrepta u vendosën për sirianët dhe irakianët. Përveç vendeve të Ballkanit edhe disa vende Europianë kanë mbyllur kufijtë, në përpjekje për të zvogëluar numrin i emigrantëve brenda kufijve të tyre.

Ndërkohë Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR ka kritikuar vendet e Evropës për grumbullimin e 24,000 refugjatëve në Greqi, duke thënë se qeveritë nuk janë duke punuar së bashku për të shmangur këtë krizë. UNHCR-ja ka thënë se shtetet evropiane janë duke vënë kufizime të reja kufitare, që shkelin ligjet.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Edwards, ka paralajmëruar se Evropa është tani në prag të një krize të madhe humanitare, që ka shkaktuar vetë.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!