TIRANE- Moszgjidhja e problemit të toponimeve me palën greke deri në 10 shkurt mund të sjellë përshkallëzim të qëndrimit të emrigrantëve shqiptarë ndaj palës shqiptare. Ky qëndrim mund të shkojë në protesta si dhe kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Emigrantët shqiptarë janë bashkuar në një takim të përbashkët, ku si qëllim kishin organizimin e protestave deri në zgjidhjen e problemit të toponimeve. “Në këtë takim të organizuar nga PS-ja në Selanik,LSI-ja dhe Omonia në Selanik u vendos: Krijimi i komisionit të protestave. U caktua data 10 shkurt si afat i lënë Ministrisë së Jashtme për zgjidhjen e këtij problemi.
Pas datës 10 shkurt nëse ky problem nuk zgjidhet do kërkohet dorëheqja e ministrit të Jashtëm nëpërmjet protestave”, ka thënë dje nënkryetari i degës së Ps, në Selanik, Spiro Janaqi. Në fund të takimit ata kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe për dijeni edhe Kryeministrit Edi Rama, me anë të të cilit kërkojnë përshpejtimin urgjent të procedurave në mënyrë që emërtimet e toponimeve në certifikatat e fëmijëve dhe pasaportat të jenë ashtu siç përcaktohen në marrëveshjet përkatëse ndërkombëtare.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri grek, Evangelos Venizelos deklaroi dje gjatë një konference për shtyp, se Athina dhe Tirana zhvillojnë dialog të rregullt për zgjidhjen e çështjes së shkrimit të toponimeve të lindjes në pasaportat e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë të lindur në Greqi, por edhe për çështjen e kufijve detarë të dy vendeve.
Shkrimi u publikua sot (25.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com