Emigrantët,Frontex kontroll kufijve
të Maqedonisë,Shqipërisë e Greqisë

Emigrantët,Frontex kontroll kufijve<br />të Maqedonisë,Shqipërisë e Greqisë
Agjencia Europiane e Kontrollit të Kufijve Frontex po dërgon trupa për të patrulluar kufijtë e Greqisë me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Këto masa janë ndërmarrë në rast se Turqia do të dërgojë emigrantët drejt Greqisë.

Lajmi bëhet me dije nga  revista gjermane Spiegel. Sipas raportit që citon Der Spiegel, kjo është hera e parë që Frontex dërgon trupa në brendësi të kufijve europian.

Në Janar dhe Shkurt rreth 60 forca do të vendosen në secilin kufi. Do të punësohen dy grupe, njëri i cili do të fokusohet në kontrollin e pasaportave në kufijtë zyrtar dhe grupi tjetër do  patrullojë kufijtë mes Greqisë dhe Maqedonisë,në mënyrë që të parandalohen kalimet ilegale.

Në bazë të dokumenteve thuhet se forcat e Frontex do të vendosen në kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Mesa duket Europa është duke e marrë seriozisht kërcënimin e presidentit Erdogan i cili është shprehur se do të hapë kufijtë në mënyrë që emigrantët të vërshojnë drejt Europës.

Reagimi i Ankarasë vjen pikërisht pasi Brukseli prej kohësh  akuzon Ankaranë se po shkel demokracinë ndrësa Erdogan përgjigjet se Europa e ka lënë të vetëm në sfidën me emigrantët.

Që nga viti 2014  të paktën 1 milionë refugjatë kanë hyrë në Europë përmes shtetit helen. Një pjesë e mirë e tyre kanë përdorë vendet Ballkanike si Maqedonia dhe Shqipëria vende të cilat nuk janë pjesë e unionit.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera