Në Portin e Vlorës, mbi 1 000 pasagjerë u nisën drejt Italisë me tragetin Vlorë-Brindisi.
Ata tregojnë përvojën personale të pushimeve në vendlindje.
“Çmimet e larta dhe shpenzimet e konsiderueshme e kanë bërë këtë fundvit më të vështirë për pushime”, thonë ata.
Deti i trazuar dhe dallgët e forta kanë sjellë vështirësi në ankorimin e tragetit në port, duke u nevojitur ndihma e rimorkiatorëve.
Kompania njofton se sot lundrimet vijojnë normalisht ndërsa gjatë ditës së dielë do të informojë për çdo ndryshim të mundshëm të orarit për shkak të motit.
Sipas autoriteteve portuale, fluksi i udhëtarëve pritet të vijojë per 2-3 ditë, ndaj është rritur numri i sporteleve dhe efektivëve në portin e Vlorës.
Komente










