Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet

Festat e fundvitit përkojnë me kthimin në shtëpi të mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë Itali e shtete të tjera të Europes. Ndaj tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona kanë nisur lundrimet e dyfishta.

Përkatësisht lundrimet e dyfishta do te kryhen në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor, ku fluksi i lëvizjes eshte në hyrje ndersa në datat 2, 3, 4 dhe 5 janar në dalje. Në funksion të përpunimit të shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve të tyre do të jenë 30 sportele.

“Lëvizja është tani kryesisht nga Italia drejt portit të Durrësit. Në ditët në vazhdim presim deri në 2000 pasagjerë për çdo traget, që do të thotë 4000 nga Bari (për dy tragete) dhe 1800 nga Ankona. Janë marrë masat për të aktivizuar të gjitha kapacitetet. Edhe terminali i trageteve është përgatitur, duke hapur të dy hapësirat për importet dhe eksportet, në mënyrë që dalja nga trageti të bëhet sa më shpejt. Shpresojmë që gjithçka të shkojë pa probleme”, tha Tauland Allka Kapiten i Portit të Durrësit.

Numri i pasagjerëve për këto ditë pritet të jetë rreth 10% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por gjithsesi mbetet më i ulët në krahasim me sezonin veror. Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, në portin e Durrësit janë përpunuar 716,214 pasagjerë, nga të cilët 337,324 në hyrje dhe 378,890 në dalje.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Mbrojtja e të dhënave, Manja: Sanksione deri në 10 mln euro, Tabaku: I vendosini dhe më pas i falni

Mbrojtja e të dhënave, Manja: Sanksione deri në 10 mln euro, Tabaku: I vendosini dhe më pas i falni