Radhë kilometrike në pikën kufitare Kakavijë, makinat në pritje për të hyrë në Shqipëri! Pala greke punon me dy sportele

Dhjetëra makina që duan të hyjnë në tokën shqiptare prej disa orësh po presin në pikën kufitare të Kakavijës ku është krijuar radhë kilometrike nga pala greke.

Sipas burimeve për Report Tv automjetet që duan të hyjnë në tokën shqiptare janë të ndara në tre korsi duke bllokuar rrugën. Shkak për radhën e krijuar raportohet të jetë puna me dy sportele e palës greke pasi nga ana e palës shqiptare nuk ka fluks.

Për shkak se jemi në prag të festave të fundvitit, numri i shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindje për të kaluar ditët festive do të vijë duke u rritur. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte shpellaria greke: 29/11/2023 19:40

    Ja ky osht shteti qe respecton te drejtat e njerzeve duke i len te vuajne ne radhe

    Përgjigju
  • Koli: 29/11/2023 18:44

    Akoma vazhdojne keta motershqyerit Greket me keto forma presionesh? Shqiptaret te vazhdojne perpara me syte nga perendimi dhe ta lene Greqine qe sa vjen dhe me shume po kercenon rajonin me shkak regresin e saj ekonomik!

    Përgjigju
  • Alb: 29/11/2023 18:40

    Pasoja e fredi beleri. Ky ashte greku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)