Emigrantët në protestë: Nuk na njihen vitet e punës në Itali (VIDEO)

Një grup emigrantësh shqiptarë, të cilët për shumë vite kanë kanë punuar në Itali, protestuan ditën e sotme para ambasadës italiane ne Shqiperi dhe ministrisë së Jashtme duke kerkuar njohjen e pensionit dhe kontributet e viteve te punes në shtetin fqinj. Ata shprehen për Report Tv, se kanë plotësuar çdo dokumentacion përkatës, por Italia ia la përgjegjësinë shtetit shqiptar.

“Para një vit e gjysmë i cova dokumentet. A mi kërkove, ti solla, pse nuk marr pensionin? Tani ti hajdut, këta hajdut, ku të shkojmë ne? Kemi shkuar që në ’99 të punojmë në Itali. Atje na thanë që do punojmë me rregulla, që kur të mbushim 60 vjec të marrim pensionin. Ku është pensioni? Ambasada italiane bën përgjegjës shtetin tonë se nuk mban akorde. I mbusha 78 vjec kur do i marr paratë e mia. Nuk më intereson hyn Shqipëria në Evropë ose jo”, thonë qytetarët.

Kjo problematikë është trajtuar edhe në rangjet më të larta shtetërore, madje janë ngritur edhe grupe pune për t’i hapur rrugë marrëveshjes mes dy vendeve, por ende është shumë herët për të pasur një njohje reciproke të kontributeve dhe pensioneve të emigrantëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paradoksi: 30/05/2019 16:11

    Ish Jugosllavia e ka akordin(marrevrshjen) me Italine,p.sh.Jo vetem.,pensionin qe iu takon.,por edhe Assegni famigliari per femijet minorene..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë